Vazhdon propaganda serbe: Vuçiq e ka ngritur shkallën e përgatitjes për luftë në nivelin më të lartë - NACIONALE

Vazhdon propaganda serbe: Vuçiq e ka ngritur shkallën e përgatitjes për luftë në nivelin më të lartë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Serbët nuk e kanë ndërmend të ndalen nga propaganda e theksuar e ditëve të fundit.

Pas krerëve më të lartë shtetërorë, ka folur edhe Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Vuçeviq.

Vuçeviq ka thënë se kanë marrë urdhër nga komandanti suprem, Aleksandar Vuçiq që të jenë në përgatitje sa më të lartë për luftë.

Në një deklarim dhënë Tanjugut, medias pro-regjimit të Vuçiqit, ministri i Mbrojtjes ka shtuar se kreu serb ka kërkuar që ushtria të jetë në gjendje gatishmërie.

"Presidenti i Serbisë, si Komandant i Përgjithshëm ka dhënë urdhër që ushtria të jetë e gatshme, madje në nivelet më të larta", tha veç tjerash Vuçeviq.

Lajme të ngjashme