Vazhdon në ora 22:00 seanca e Kuvendit, VV-ja nuk merr pjesë
LDK-ja, PDK-ja, dhe AAK-ja, pajtohen që seanca e Kuvendit të vazhdojë në ora 22:00 siç propozojë kryeministri Kurti.
“Ne po vijmë në ora 22:00 me diskutu me kryeministrin për këtë çështje edhe debati do të vazhdojë deri sa të përfundojë, ndoshta deri pasnesër”, ka thënë Arben Gashi nga LDK.
Pjesëmarrjen e konfirmoj edhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri i cili tha se meqenëse LDK-ja u pajtua atëherë edhe ata do të jenë pjesë e këtij diskutimi.
“Po shoh që ka një dakordim që të vazhdojë në ora 22:00, atëherë po vazhdojmë në ora 22:00”, ka thënë Tahiri.
Mirëpo edhe pse ky propozim edhe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, grupi parlamentar i VV-së, në këtë seancë ka konfirmuar se nuk do t’i bashkohen kësaj seance për këtë diskutim.
Këtë e konfirmoj shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
“Si grup parlamentar ne e kuptuam seriozitetin e ftuesit të këtij debati. Serioziteti i tyre doli të jetë i barabartë me 0. Andaj, ne si grup parlamentar konfirmojmë se nuk do të marrim pjesë në këtë diskutim sonte”, ka thënë Kusari-Lila.
Edhe pse u pajtua, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri tha se vazhdimi i seancës në këtë orë është hajgare për shkak se në atë kohë nuk e shikon askush.
Ai ka thënë se shumica e qytetarëve në këtë kohë e shikojnë emisionin Big Brother.
Ndonëse AAK-ja u pajtua me këtë gjë, shefi i grupit parlamentar të saj, Besnik Tahiri, vlerësoi se një gjë e tillë është hajgare. Madje, ai ka theksuar se në atë orë të gjithë e shikojnë Big Brother-in, një aludim në “prime”-in e Big Brother VIP Albania.
“Normal që edhe ne e mbështesim me ardhë në ora 10:00, por kjo është një hajgare e madhe çka është duke ndodhur me këtë debat. Nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës me u sjellë kështu, nuk e meriton një kryeministër me na lanë e pastaj me ardh në ora 10:00, se në ora 10:00 s’na kshyrë kërkush, se tanë e kshyrin Big Brother” – tha z. Tahiri.
