Vazhdon dhuna në Bregun Perëndimor, vritet një izraelit - NACIONALE

Vazhdon dhuna në Bregun Perëndimor, vritet një izraelit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një sulmues i dyshuar palestinez qëlloi për vdekje të hënën një izraelit në Bregun e pushtuar Perëndimor në një valë dhune që nuk ka shfaqur shenja të ngadalësimit.

Kjo vrasje ndodhi një ditë pasi dy izraelitë u vranë nga një sulmues palestinez në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, duke nxitur një tërmib të ardhësve izraelitë, të cilët u vunë flakën dhjetra veturave e shtëpive në një qytezë palestineze dhe një palestinez u vra. Kjo ishte dhuna më e rëndë e tillë në dekadat e fundit.

Ushtria izraelite tha se sulmuesit e së hënës hapën zjarr në drejtim të një veture izraelite afër qytetit palestinez, Jericho, duke e vrarë drejtuesin e saj, raporton agjencia “Associated Press”.

Sulmuesit, të cilët po lëviznin me një veturë, pastaj shkuan më tej dhe qëlluan përsëri me armë, sipas ushtrisë izraelite. Ata ia vunë flakën veturës së tyre dhe ikën, duke nxitur një operacion kërkimi të autoriteteve izraelite.

Izraeliti 27-vjeçar u dërgua në një spital në Jerusalem, ku më vonë vdiq nga plagët, thanë mjekët. Burri nuk u identifikua menjëherë, por ambasadori amerikan në Izrael, Tom Nides, tha se i vrari kishte shtetësi amerikane.

Më herët, Izraeli dërgoi qindra trupa shtesë në pjesën veiore të Bregut Perëndimor për ta kthyer qetësinë pas dhunës që shpërtheu të dielën.

Qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu është kritikuar se ka dështuar që ta ndalë shtimin e dhunës. Përderisa Netanyahu ka bërë thirrje për qetësi, një anëtar i koalicionit qeverisës e çmoi tërbimin e ardhësve izraelitë, duke e cilësuar si masë parandaluese kundër sulmeve palestineze.

Lajme të ngjashme