Vazhdojnë dallaveret në KEK , anëtari i Bordit të Postës pranohet në punë me konkurs të dyshimtë - NACIONALE

Vazhdojnë dallaveret në KEK , anëtari i Bordit të Postës pranohet në punë me konkurs të dyshimtë

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Assesi të pushojnë skandalet. Pas atij të mbrëmshit për të cilin raportoi Gazeta Nacionale, sot një tjetër u regjistrua në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Siç shkruan Paparaci, në këtë institucion është kurdisur konkursi për anëtarin e Bordit të Postës.

Tetë muaj pas emërimit në Bordin Mbikëqyrës të Postës me vendim të Qeverisë së Kosovës, kontabilisti Gëzim Paci është punësuar në një pozitë menaxheriale në KEK, thonë burimet e mediumit gjegjës.

Anëtari respektiv, Gëzim Paci, punën në Korporatë pritet ta fillojë nesër me 3 Qershor.

Gjithnjë sipas Paparacit, punësimi i të përzgjedhurit të Qeverisë së Kosovës për mbikëqyrjen e Bordit të Postës i ka paraprirë një proces i dyshimtë rekrutues.

Bëhet fjalë për konkursin në të cilën do të punësohej një "menaxher i pasurisë". I njëjti është përgatitur në atë mënyrë që t'i përshtatet vetëm një kandidati.

Përveç shkeljeve ligjore, këtu ka thyerje etike dhe normave nepotiste.

Kontabilisti i certifikuar në Kosovë ka lidhje të ngushta familjare me dy zyrtarë të lartë të KEK-ut, të cilin ishin përfshirë në aferën e punësimit në korporatë – kryesisht në baza nepotiste – të 128 personave në muajin mars të këtij viti.

Portali ka mësuar se Gëzim Paci është familjar i zyrtarit të lartë të Auditimit në KEK, Ismet Vrapçani. Gëzim Paci poashtu është tezak, kushëri i afërt i Gani Pacollit zyrtar përgjegjës për përpilim të kontratave në KEK dhe jashtë.

Kujtojmë se këto skandale nuk janë të vetmet që e kanë karakterizuar këtë qeveri. Nacionale edhe në të kaluarën ka raportuar vazhdimisht, teksa mbrëmë me audio-inçizimin ekskluziv mori dhenë në të qarqet kosovare të analizave.

Hera e fundit kur punësimet në KEK u komentuan gjithandej, ishte afro dy muaj më parë, saktësisht në fillim të Prillit.

Nacionale atëbotë pati mësuar se deputeti Thaçi në atë konkurs punësoi nipin (djalin e hallës) Maliq Gërguri; djalin e axhës, Fatos Thaçin dhe kusherinjtë e nderuar Flamur Thaçi e Besim Thaçi.

/Nacionale/

Lajme të ngjashme