Valon Syla: Qysh bre kushërirën e Vjosa Osmanit e boni rektore? - NACIONALE

Valon Syla: Qysh bre kushërirën e Vjosa Osmanit e boni rektore?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla ka bërë me dije se ushtruesja e detyrës së rektorit të UP-së, Luljeta Plakolli-Kasumi, e cila është emëruar sot në këtë pozitë, është kushërirë e presidentes Vjosa Osmani.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pushteti aktual i ka hipur shtetit pa samar.

“Përpak kesh tu sha e se kam zanatë publikisht... Se pernime i keni hyp shtetit pa samar, si magarit. Qysh bre kusherinen e Vjosa Osmanit e boni rektore. Disa burime po thojnë që bash qikë të tezes e ka... A spat tjetër bre llaskuca? A për ata si latë mediat në Rektorat se u tutët që po ju bojnë pytje për këto punë. Ne tash e verifikojmë... saktësisht. Por skeni qare pa jep përgjigje”, ka shkruar Syla.

Lajme të ngjashme