Valon Syla: Albin Kurti po sillet si palestinez – nginu VV
Gazetari dhe analisti Valon Syla ka vazhduar me kritikat ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Për Sylën, kryeministri i vendit “po sillet si palestinez e jo si kosovar”.
“Për ata gjithmonë e kam shkruar hashtag El Amerikia. Se amerika ka qene me neve 'tradhëtarëve' që i jemi fitu krejt deri sot. Me Albinin, kjo amerikë duket El Amerikie”, shruan Syla në llogarinë e tij në Facebook.
“Tash nginu VV. Se Sveçla e Albini mshefet pas hijeve të ushtarëve të KFOR'it. Liburnin me dy shpija në Marigonë e përzunen. Kemi mbet vec na, që po folim ka pak se tash dalin edhe do gra të diplomatëve me i ra tenxhereve me Fitore Pacollin... mbesim na ma pakicë se Goranët”, mendon Syla.
Ai ka disa fjalë edhe për opozitën të cilën e “lytë” të mos heshtë.
“Opozita, pse po heshtni. Po tutni që po hupni vota a? Folni se keni marrë mandat prej 49%. Me kete tempo, po silleni si me marre, si me qenë na anti kombëtar. A po na përfaqëson dikush, a na krni lonë krejt në mëshirë të Mefit, Dimalit e Mujës. Mos hini në gjynah me neve”, përfundon Valon Syla.