Valentina Saraçini i del në krah Kurtit: Targat s`janë teneqe, por tenxhere ku gatuhet çorba serbe
Gazetarja e njohur Valentina Saraçini i ka dal në mbrojte kryeministrit Albin Kurti për çështjen e targave.
Ajo ka kritikuar ata që po shprehen pro propozimeve të BE-së për targat.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ata që janë për pranimin e këtyre propozimeve janë snob.
“Sa neveritës këta snobët që pohojnë, klithin e bëjnë propagandë duke thënë se duhet pranuar çdo propozim i BE-së e i cili i konvenon Serbisë...Ky snobizëm shpërfaq edhe padijeni edhe mjerim politik... Sepse, çdo kush që di pak politikë dhe parime demokratike e ka të qartë se interes shtetëror e kombëtar i Kosovës sot është që të kemi unitet politik, dhe qartë të thuhet: Jo më kompromise Serbisë! Aq më tepër për targat...Jo kopromise as për çështje të tjera , e që lidhen me sundimin e ligjit e kushtetutës”, ka shkruar Saraçini.
Ajo ka vlerësuar se edhe partnerët e Kosovës duhet të binden për dëmet që i sjellin Kosovës kompromiset e tilla.
“Edhe BE, e edhe miqtë e shtrenjtë ShBA, Britania e Madhe, Gjermania, Italia , Austria e tj. duhet të binden se pikërisht kompromiset që shkelin shtetësinë dhe sundimin e ligjit në mbarë territorin e Republikës së pavarur të Kosovës thellësisht e cenojnë paqen në rajon, por edhe i rrisin apetitet e Vuçiqit, Daçiqit e Sheshelit për ndarje të vendit tonë! Çka sot duhet thënë BE-së, me unitet të plotë, është fakti se Kosova nuk lejon më të jetë kulaç për të kënaqur apetitet hegjemoniste të Serbisë dhe Rusisë”, ka shkruar ai.
Sipas saj, targat ilegale nuk janë thjesht teneqe.
“E dinë, fort mirë, të gjithë miqtë tanë, se targat serbe nuk janë ten-eqe, por janë ten-xhere ku gatuhet çorba serbe- ndarja e Kosovës dhe një tjetër "Republika Sërpska"! Miqtë tane, (sidomos ShBA, Gjermania dhe Anglia), hisedarë të lirisë tonë, e dinë se pse dhe kush ble kohë ? Mirëpo, dua të besoj, se ata tash ( si edhe dikur) , duhet të na mirëkuptojnë që durimi po soset, se Kosova nuk ka më kohë për t'i falur Serbisë e as BE-së”, ka shkruar ajo.