Vajza e Jakup Krasniqit: 4 çlirimtarë, 4 mësime historie
Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka reaguar pasi ai tha fjalën e fundit para trupit gjykues në Hagë këtë të mërkurë.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se katër çlirimtarë dhanë katër mësime historie.
“Të katër njëzëri thanë: Luftuam regjimin gjenocidal të Serbisë, luftuam për liri”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
4 çlirimtarë
4 fjalime të fuqishme
4 mësime historie
Të katër njëzëri thanë: Luftuam regjimin gjenocidal të Serbisë, luftuam për liri.
E drejta për të jetuar i lirë nuk është krim” – ka shkruar ajo.