“Vaji ne tepsi” duket që i thotë PO koalicionit LVV - Nisma - NACIONALE

“Vaji ne tepsi” duket që i thotë PO koalicionit LVV - Nisma

1 vit më parë

nga NACIONALE

Blerim Sallahu i Lëvizjes Vetëvendosje, që ka mbajtur pozitën e zëvendësministrit të drejtësisë në Qeverinë e Albin Kurtit, ka marrë në mbrojtje kryetarin e Nismës social-demokrate, z.Fatmir Limaj, pasi ky i fundit në një paraqitje televizive mbrëmë, nuk e përjashtoi një bashkëpunim me Vetëvendosjen.

Sallahu shkruan:

“Përtej shpifjeve, kritikave të pabaza, insinuatave, të bëra nga akterë politik e parpolitik, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë respektuar në përpikmëri kolaicionin parazgjedhor me një parti në shuarje siç është AAK.

Tash, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenen politike.

Pra, marrëveshja për koalicion parazgjedhor të subjektit politik Nisma me AAK-në është realizuar.

Kësisoj, sjellja e tillë është brenda rregullave demokratike!”

Figura e shquar e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Sallahu është i njohur në përshkrimin e punës në Ministrinë e Drejtësisë, intensitetin e së cilës e krahasonte me ‘vajin në tepsi’.

“Niveli i shpejtësisë së punës së Ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë, mund të krahasohet me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi”- është një nga deklaratat e famshme të Sallahut.

Ndër deklaratat tjera famoze të Sallahut janë edhe ato si: “...njerëzit janë trashur nga pasuria” si dhe ‘të burgosurit nuk po arratisen, por po largohen”.

Lexo edhe:

Lajme të ngjashme