“Upa”: Ramush Haradinaj 'sharron' në borë, për pak sa nuk rrëzohet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vazhduar me aktivitetet e tij fizike, por si duket ai për pak sa nuk është rrëzuar në njërën prej tyre.
Ai ka futur këmbën në një pjesë të mbushur me borë, por si duket pa e menduar se sa e thellë ishte ajo.
Kjo i shkakton Haradinajt humbje të ekuilibrit trupor, por megjithatë ai arrin të mbetet në këmbë. "Upa," - ka reaguar ai në mënyrë instinktive derisa provon të mbahet në këmbë.
Ai këtë ecje e ka bërë në Bjeshkët e Belegut.
Z. Haradinaj njihet për aktivitetet e tij të shumta fizike.