Ulet në vend Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstitutive si më i vjetri
Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstitutive për nga virtyti i moshës, ka zënë vendin.
Seanca konstitutive pritet të fillojë çdo moment.
Në rend të ditës janë komisioni për verifikimin e mandatave, betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit (propozohet Albulena Haxhiu) dhe zgjedhja e Nënkryetarëve të Kuvendit.
Albin Kurti fare shkurt para gazetarëve tha se “uroj të jemi të suksesshëm” në krijimin e kuvendit dhe qeverisë.
Vetëvendosje thotë se i kanë 65 vota, bashkë me pakicat jo serbe.