U rrokullis me motor, vdes burri nga Novesellani i Prizrenit - NACIONALE

U rrokullis me motor, vdes burri nga Novesellani i Prizrenit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë ka vdekur pasi është rrokollisur me motor në fshatin Novesellan të Prizrenit.

Sipas policisë, “njësiti i emergjencës, personin e lënduar e kanë dërguar për trajtim mjekësor, ku më pas i njëjti ka ndërruar jetë.”

“VDEKJE AKSIDENTALE Fsh. Novesellan 13.08.2024-NN. Raportohet se një mashkull kosovar është rrokullisur me motor. Njësiti i emergjencës, personin e lënduar e kanë dërguar për trajtim mjekësor, ku më pas i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.” – thuhet në raport.

Lajme të ngjashme