U raportua e zhdukur më pas u dhunua: Policia jep detaje për rastin në Fushë Kosovë - NACIONALE

U raportua e zhdukur më pas u dhunua: Policia jep detaje për rastin në Fushë Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për dyshimet se një grua është dhunuar në Prishtinë.

Fillimisht një person (mashkull) kishte raportuar në Polici se viktima ishte larguar dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Më pas, ai bashkë me viktimën kishin shkuar në stacion dhe e kishin raportuar rastin si dhunim.

Për këtë, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore kurse i dyshuari është arrestuar.

Njoftimi i Policisë:

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Pasi ishte raportuar si e zhdukur, viktima femër kosovare së bashku nën shoqërinë e ankuesit të lartcekur është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit ‘dhunim’. Lidhur me rastin viktima është intervistuar sipas procedurave, dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor, po ashtu është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme