U paraqit si polic, dhunoi e shantazhoi një grua, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së premtë. Në kryeqytet një person ka dhunuar një femër. I dyshuari e ka kryer veprën penale në viktimën duke e kërcënuar e shantazhuar e duke u paraqitur si zyrtar policer.
Për këtë rast, detaje kanë dhënë nga Policia e Kosovës.
PK- bënë të ditur që me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 10.09.2022 – NN. Me datën 10.02.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare duke e kërcënuar, shantazhuar dhe duke u prezantuar si zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”- thuhet në njoftim.