U has me uniformë me emblema të Serbisë, arrestohet e më pas lirohet një burrë në Leposaviq
Policia e Kosovës ka arrestuar e më pas liruar një person që ishte veshur me uniformë në të cilën kishte vendosur emblema të Serbisë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Tresava në Leposaviq.
Sipas policisë, uniforma i është konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
EKSPOZIM I MATERIALIT TË TURPSHËM DHE OFENDUES
Fsh. Tresava, Leposaviq 18.05.2024 - 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që është hasur - takuar i veshur me uniformë në të cilën kishte të vendosura emblema të Serbisë. Lidhur me rastin, pas konsultimit me prokurorin dhe gjyqtarin për kundërvajtje, është vendosur që uniforma të konfiskohet, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.