Kushëriri i Jeta Statovcit, U.D Kryeshef i “Trainkos”-it kërkon mbylljen e të gjitha mediave - NACIONALE

Kushëriri i Jeta Statovcit, U.D Kryeshef i “Trainkos”-it kërkon mbylljen e të gjitha mediave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vendimit më goditës ndaj demokracisë që ngjau dje kur pushteti përfundimisht konfirmoi përkushtimin e saj për të mbyllur televizionin më të madh të pavarur “Klan Kosovën” i janë gëzuar përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje që ushtrojnë edhe pozita të larta në institucionet publike, siç është edhe Agron Statovci, Ushtrues Detyre i Kryeshefit të ndërmarrjes publike “Trainkos”, që njëherit është edhe kushëri i deputetes Jeta Statovcie partisë minoritare degë të Vetëvendosjes, Listës Guxo.

Statovci kërkon që pas Klan Kosovës edhe të gjitha mediat tjera të mbyllen teksa vlerëson edhe se “shërbim ma të mirë Kosovës kurr nuk mundeni me i bo”.

Të dashura media, juftoj që të solidarizoheni me Klan Kosovën, mbylluni edhe ju. Shërbim ma të mirë Kosovës kurrë nuk mundeni me i bo. Ma mirë me kanë të painfozmum se të dezinformum”, ka shkruar u.d Kryeshefi i “Trainkos”-it.

Ndaj vendimit brutalisht disproporcional dhe arbitrar ndaj mediave të lirë kanë reguar edhe Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Bashkimi Evropian, organizata ndërkombëtare të lirisë së shtypit, partitë politike në vend, shoqëria civile, e të tjerë, që e kanë quajtur goditje të rëndë ndaj lirisë së mediave, fjalës së lirë dhe mbarë demokracisë.

Statovcit i ka reaguar edhe gazetari i Nacionales Berat Buzhala, i cili e vlerësoi veçse si çmenduri në varg, teksa shkroi se “Kqyrne popull qysh çmendet pushteti. Krejt per 1 dite çmenden. Si t’çmendet ai n’maje, krejt mas tij. Qiky e udheheqe nje Kryeshef i trenave, Trainkos, ama kqyrjani hyxhymin. Phtuuu”.

Lajme të ngjashme