Turqia goditet përsëri nga një tërmet
Një tërmet me fuqi prej 5,5 shkallësh e goditi të shtunën pjesën qendrore të Turqisë.
Njoftimin e dha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Sipas kësaj qendre, tërmeti e kishte burimin dhjetë kilometra nën sipërfaqe, raporton agjencia “Reuters”.
Turqia dhe Siria u goditën nga dy tërmete të fuqishme më 6 shkurt. Mbi 50 mijë njerëz kanë vdekur, mijëra të tjerë janë lënduar e mbi një milion njerëz kanë mbetur pa strehë.