Tubimi përmbyllës i AAK-së në Pejë, Haradinaj i fton qytetarët t’iu bashkohen
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një videoje ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen.
Në video, Haradinaj ka treguar se AAK-ja do ta përmbyll fushatën në Pejë.
“Jam shumë i lumtur që po e mbyllim fushatën në Pejë, të gjithë së bashku sot në ora 13:30 për ta demonstruar përkushtimin tonë për Kosovën fituese…” – tha ai.