Trump Vs. Kurti: Shtrëngoni rripat, furia po vjen - NACIONALE

Trump Vs. Kurti: Shtrëngoni rripat, furia po vjen

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Tha: “mezi po pres” me vazhdu bashkëpunimin me Donald Trump.

Jo jo, veç je ka tutesh; se ti s’pret me vazhdu bashkëpunimin.

Por, rrenave u ka ardhë fundi...

...

Në vitin 2020 LDK e rrëzoi prej pushteti Albin Kurti, atë kohë kryeministër i vendit...sepse ai u fut në konflikt të hapur me ShBA-në; konflikt i papamë politik me aleatin tonë kryesor.

Kur u rrëzu nga pushteti Albin Kurti shkoi në media liberale, t’uj u kajt, tha që ‘Donald Trump bani puç ndaj meje, më rrëzoi prej pushteti’.

Mediat liberale ishin në kërkim të zanave të tillë politik kudo në botë m’e godit kundërshtarin e tyre politik; edhe “The Guardian” ia dha hapësirën e duhur; ia dha hapësirën që ia kish’ dhanë secila media tjetër.

I njëjti person i cili, në vjeshtën e vitit 2020, në mënyrë idiotike doli mbështeti një kandidat, Joe Bidenin që fitoi zgjedhjet, e në mënyrë të paprecedentë u bë partizan politik në një garë që s’është shtetin tonë, e që ne do të duhej m’e pas bipartizane – m’i përkrah republikanët e demokratët – e ai dul u bani thirrje shqiptarëve: votojeni Joe Bidenin.

Shkuan katër vjet, e i njëjti njeri u ngut sot – kryeministri i parë në botë, tha “mezi po pres me bashkëpunu me administratën Trunp.

Sidoqoftë, qysh thotë klisheja: për Tango duhen dy veta.

Nuk e di a po presin këta mezi me rifillu bashkëpunimin me Albin Kurtin...

Katër vjet – e këto janë burimet e mia – katër vjet e ka injoru në mënyrën më amatoreske të mundshme kryeministri Kurti tentativën e Richard Grenell m’u taku me të. Jo m’e bë marrëveshje; Richard Grenell ka kërku takim me Albin Kurtin gjatë kohës kur ky ishte kryeministër. E ka injoru, e ka sha, e ka ofendu, ky edhe komplet struktura e makineria e Lëvizjes Vetëvendosje.

Me gjasë këta s’e kanë konsideru kurrë që ditët ecin, e javët e muajët – e që kastat politike ndryshojnë. Tash këta u kthyen, edhe ky ‘mezi po pret’ me bashkëpunu.

Unë mendoj që gjendja mes nesh dhe ShBA-së, politikisht...i kena raportet keq. As Richard Grenell e as Trump nuk i harrojnë sulmet e kësaj klase politike. Sa për mu, populli le të voton Dimal Bashën e Mef Bajqinovcin.

Se pse? Një pozicionim armiqësor ndaj ShBA-së nuk i dëmton ShBA-në, por ka m’e na dëmtu neve. Mirëpo, nëse duam t’i rregullojmë gjërat...gjendja duhet m’u kthy në vitin 2019. Duhet m’u kthy te marrëveshja e vitit 2019. Ku shfaqet në skenë, Albin Kurti, për m’e prish çdo gjë; që thoshte “Kosova nuk është Meksikë por është në Evropë” e që tash kemi mbetë as në Evropë e as në Meksikë.

Pra, unë absolutisht shpresoj që administrata e re amerikane, Trump, Grenell, O’Brian e kushdo tjetër aty ka m’e përmirësu një gabim që u bë në vitin 2020: ku u arrestu presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi; për m’e parandalu një marrëveshje të madhe historike mes Kosovës dhe Serbisë. E që na ka mbajtë qe pesë vite pezull.

Absolutisht duhet m’u rikthy në vitin 2019, m’e përmirësu gabimin që e kena bë në vitin 2020 dhe 2021; edhe m’i kap fijet ku i kena pas.

Administrata e Trump nuk janë armiq të Kosovs. Richard Grenell nuk është armik i Kosovës. Kurti me klikën e tij e kanë bë armik të Kosovës, e kanë sulmu mbi orientimin seksual, mbi vizitat e tij në Serbi, ai ka qenë i dekorum prej Thaçit, e është dekoru prej Serbisë; e asnjëherë s’e kanë përmend që është i dekorum prej Thaçit, por prej Serbisë.

E kanë që ‘me patjetër’, e kanë bind një pjesë të opinionit që Grenell është i Serbisë, e që punon kundër interesave të Kosovës. Marrëveshja e ofrume prej tij është ku-e-ku më e mirë se marrëveshja e ofrume prej evropianëve në vitet e fundit: a jo Asociacioni a jo Zajednica...

Pra, lirimi i Thaçit, ose shpejtimi i procesit të tij – i cili po mbahet peng. Thaçi është peng politik. Është marrë, kidnapu, prej strukturave, le të themi, deep-state. Quajeni si të doni. Është kidnapu që me parandalu një marrëveshje në Shtlëpi të Bardhë në Rose Garden që ka pas m’u bë në vitin 2020.

Lirimi i tij, kthimi i tij, pjesëmarrja e tij në zgjedhje: qoftë në këto, qoftë kur të mbahen të tjera, ama shpejt, e rikthen Kosovën në binarët real. E përmirësojna një gabim që e kena bë.

Është e pabesueshme qysh një popull iu nënshtrua një klime idiotike të inxhinierume prej Lëvizjes Vetëvendosje.

E lexova tash së fundi – s’po du me zgjat shumë; një ndeshje shahu në mes të një danezo-hebreu, kampion i evropës që po luante me një gjerman edhe ai kampioni danezo-hebre po e sheh që po humb ndeshjen. E po i kcen tabelës, figurave të shahut, përmbi edhe i frustrum po bërtet, tha “a duhna me humb lojën prej këtij idioti?”.

E këtë e kam përbrenda kur më kujtohen zgjedhjet e shkurtit 2021. A duhet m’e humb lojën politike prej këtyne idiotëve? Prej këtyne njerëzve që po luajnë bixhoz me fatin e shtetin tonë, shoqnisë tonë; që u gëzuan kur e arrestuan presidentin Thaçi, për përfitime të veta politike.

Unë kurrë s’mendoj që Thaçi duhet m’u kthy e m’e marrë pozitën ku e ka pas, mendoj që duhet m’e dal në zgjedhje, e pastaj le ta mujnë në zgjedhje.

E kanë lënë fikall vetë, një person i cili i ka manipulu fëminë – pse kush kish votu për Dimal Bashën e Mefail Bajqinovcin? Inxhinierimi që u bë, propaganda, paret e dyshimta që kanë hy në rrjete sociale; botat, trollat, që i kena pas secil prej neve. Na kanë bullizu, shajt, kërcënu...për m’e ba veprime që janë antikombëtare.

Tha: “mezi po pres” me vazhdu bashkëpunimin me Donald Trump.

Jo jo veç je ka tutesh. Se ti s’pret me vazhdu bashkëpunimin.

Por, rrenave ju ka ardhë fundi.

Lajme të ngjashme