Trump VS Harris sipas Petrit Selimit dhe Berat Buzhalës - NACIONALE

Trump VS Harris sipas Petrit Selimit dhe Berat Buzhalës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i jashtëm, Petrit Selimi, thotë se Kosova duhet ta rikthejë aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se kush fiton në zgjedhjet e sotme në ShBA.

“Politikanët kosovarë, njerëzit që kanë synim për me pri në Kosovë, duhet të rrinë neutral për zgjedhjet në Amerikë.

Kosova e ka pasë njëfarë bekimi që ka pasë përkrahje të dy anëve. Gjithë ka pasë, prej 89-tës, në të 90-tën, Lantosh, Klinton, Bush.

Na kemi qenë të bekumë që kemi pasë në të dy anët përkrahje dhe kjo ka ndodhë deri në dakikun që ka ardhë Vetëvendosja në pushtet.

Nuk është puna vetëm te deklaratat por edhe dëmet që janë bë.

Edhe Edi Rama, ka qenë simpatizues i Hillary Klintonit, por njeri pragmatik, si e ka pa që Trump ka fitu, kështu duhet me qenë një burrështetas, se kështu kanë qenë edhe gjermanët edhe japonezët edhe u dashtë me u orientu.

Vetëm ne u zumë të papërgatitun, edhe filluam ofanzivë politike kundër Trumpit pa kurrfërarë arsye.

Arsyeja formale ishte që pati grusht-shtet prej Trumpit thuase ne jemi aq të rëndësishëm.

Mirëpo, dëmi u bë i madh, sepse njerëzit që ishin afër Trumpit, fituan njëfarë bindje që lidershipi kosovar është kundër republikanëve”, thotë Selimi i ftuar në intervsitën e Berat Buzhalës.

“Këto zgjedhjet nuk janë të zakonshme. Me pas thënë dikush në 2012, që pas tri zgjedhjeve, kanë me qenë tri zgjedhje, që bashkë kanë me qenë Obama, edhe tri katër vetë tjerë, kanë me thënë në cilën parti, por ta kqyrsësh në anën tjetër, edhe te Republikanët, që Donald Trump është kandidat…”, thotë Buzhala në këtë bashkëbisedim me Petrit Selimin.

“Realisht bota ka ndryshu, edhe gajlet e njerëzve, që përpara kanë qenë me demokratët, me partitë e majta, ka ndryshu shumë sepse e majta është bë urbane, po flasin për të drejtat e gejave, nuk po flasin për njerëzit e thjeshtë.

Trumpi e ka rrokë sentimentin, e ka pulsing për damarin e popullit, doli me një diskurs popullor, arriti me e shfaqë veten si përkrahës të klasës popullore.

Na do sende i këqyrim shumë gabim. Harrojmë cka po bëjnë për Kosovën, po ata cka po bëjnë për Kosovën.

Krejt paragjykimet që kemi pasë, kanë ra në ujë, ka lëvizë në mënyrë tektonike. Melloni është shoqe dhe aleate me Edi Ramën. Për mu Edi Rama është shembull interesant në Ballkan, që edhe arrin me mbajtë qendrën e NATO-së edhe me mbajtë diskursin pro evropian, pro NATO po për hir të interest shtetëror, gjen aleanca të vjetra.

Në diplomac, fjala transaksion nuk është e ndytë. Kur fiton Trumpi, është cka jeni tuj bë ju për Amerikën. Me Harrisin nuk do të jetë muhabeti kaq direkt. Kemi miq edhe te demokratët edhe te republikanët”, thotë Selimi.

Selimi: As Grenell e as Trump nuk janë pro serbë

Rreth debatit të madh që zhvillohet në vendin tonë, lidhur me Richard Grenellin dhe Donald Trumpin, Petrit Selimi thotë:

“Nuk është Grenelli pro serb, nuk është Trumpi pro serb se po të ishin nuk do të investonin në Shqipëri.

Disa shqiptaro amerikanë janë shumë për Trumpin sepse janë të rahatumë financiarisht, kanë paragjykime për emigrantët disa të sakta disa të pasakta.

Unë besoj se në Kosovë qyshdo që bëhet rezultati në mbramje, duhet menjëherë qeveria me e orientu.. “, thotë ai.

Cili është dallimi esencial sipas teje, në mes të Trumpit dhe Harrisit? – pyet Buzhala, Petrit Selimin.

“Aq sa po kuptoj unë, Harris dhe Partia Demokratike, megjithatë i përkasin një ideje të estabilishmenti të vjetër, Amerika qysh ka qenë. Nëse je për demokratë, je për sigurime shëndetësore, për tatime të nalta, je për të drejta të njeriut nëpër botë, je për me e ruajtë aleanca nëpër Botë.

Republikanët po thonë, na keni shti në luftë më Irakun, me Lindje të Mesme, Ballkanin e përmendin kaniherë, edhe po thonë se koha ka ardhë që Amerika me qenë në focus, me rregullu emigracionin edhe dy që po iu duket se shteti ka tepër shumë kontroll, tepër shumë tatime. Një shok i joni, e ka cikën në shkollë, është democrat, tha Petrit s’mundem me folë se çka po iu mësojnë në shkollë fillore. Tha unë po e dëgjoj Roganin dhe disa më ekstrem, tha ma kanë mbushë mendjen, unë do të votoj për Trumpin”, thotë ai.

Centristët po thonë mos ia këqyrni karakterin Trumpit por këqyrja politikat trumpet - thotë Buzhala.

“Ai po shanë, ai po është i vrazhdë në gjuhë, ai po shanë në television, ai i ka kalu krejt vijat e kuqe në diskursin publik. Po e kujtojnë që ekonomia në kohën e Trumpit, në kohën e covid, kanë qenë shumë më mirë. Amerika u kthy me njëfarë rritje ekonomike.

Në Amerikë, tash është pat, pra pozitë e koçitun. Nuk jam idhëtar se ky ka me sjell shkatërrimin e Amerikës. Historike ishin edhe zgjedhjet e kalume.

Zgjedhjet tash po bëhen më të rëndësishme e më të rëndësishme shkaku i polarizimit, po fitoi Trumpi të gjitha vendet kanë me kalibru veten. A të kujtohet kur fitoi Trumpi herën e kalume, të gjitha shtetet ‘u lajmëruan’”, thotë Selimi.

Qysh do të votonte Berat Buzhala?

“Si qytetar global e kisha votu Kamalën, si shqiptar e kisha votu Trumpin. Për arsyen e thjeshtë, po investojnë okolla Shqipërisë.

Me kanë pak selfish, kisha thënë le të fitojnë këta, se e kemi një numër të tyre”, thotë ai.

Selimi: Fakt që Thaçi ishte dukë udhëtuar për në Shtëpinë e Bardhë, kur iu lëshua fletë-arresti

“Është e vërtetë, është fakt i pamohushëm që Presidenti Thaçi u kanë në aeroplan, u kanë tuj fluturu në Amerikë, në Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje ekonomike.

Fakt është që presidentit Thaçi ia shpalli fletë-arrestin sa ai ishte në aeroplan.

T’ishte aktakuza e gatshme, nuk kishin pritë me edhe ni vit.

Ai veprim i kujtdo nuk i ka pëlqy, iu ka dukë si atak jo vetëm ndaj Hashimit por edhe ndaj Trumpit.

Një send e di, nëse fiton Trumpi, pyetjet që nuk kanë përgjigje rreth Gjykatës Speciale kanë me marrë përgjigje.

Unë besoj se nuk duhet të interferojmë në Gjykatën Speciale.

Besoj se do të ketë lëvizje positive, se tybe këta të Kamalës nuk është që kanë me prekë thellësisht dicka në Ballkan.

Na e patëm katër vjet Bidenin, rruga e Ferizajt e ka emrin e tij, njohës i Ballkanit, fatkeqësisht kursi që është caktu dicka prej Obamës dhe të tjerëve, nuk lëvizi shumë, nuk patëm progress në dialog me Serbinë, nuk patëm njohje.

E pamundur qysh Kurti si kryeministër i shpenzoi çipat që i pat.

E ke pasë një artikull në Guardian që Kurti akzuon Trumpin për grusht shtet. Cka ndodhi më pas, Blinken

Prezenca jonë në Uashington qetash është minimale, është e tmerrshme qysh jemi për toke atje. Me dy diplomat a tre, pa shoferë, me ni kongresmen a dy që i vizitojmë.

Qasja te republikanët edhe te demokratët qasja është minimale.

Prej senatorit democrat Chris Murphy edhe ai e akuzoi qetash Albinin.

Nuk është me rëndësi kush fiton në Amerikë, por me rikthy aleancën, ndihmat ushtarake, gazpërçuesin, me këqyrë sende konkrete ku na mundemi me e thellu interesimin amerikan.

Dallimin esencial që unë e shoh me u kthy Trumpi – mundemi me u kthy te tema korrigjimit të kufijve. Me demokratët kemi me pasë kërkesën për Asociaciacion.

Nuk e di a ka me u rikthy shkëmbimi, sepse ka qenë atëherë, por ka me qenë insistimi për marrëveshje finale.

Nuk e di a është dramatike, ja – ja, por një send është qind për qind. Republikanët e kanë paragjykimin botërorë që janë izolacionistë, agresiv ndaj BE-së, ndaj NATO-së, kështu që një fitore diplomatike kanë me kërku. Ma e lehta për një fitore në Ballkan, është këtu.

Në Kosovë dhe Serbi dihen premisat, qysh ka me u normalizu”, thotë Selimi.

Intervista e plotë:

Lajme të ngjashme