Trump vs Harris, ngushtohet dallimi në tregun e basteve - NACIONALE

Trump vs Harris, ngushtohet dallimi në tregun e basteve

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Tregjet e basteve u ngushtuan në masë të konsiderueshme në prag të zgjedhjeve presidenciale në ShBA, duke e zvogëluar epërsinë e republikanit Donald Trump ndaj demokrates Kamala Harris.

Ish-presidenti dhe aleatët e tij e kanë çmuar tregun e basteve si parashikues më i saktë se sondazhet tradicionale në javët e fundit, pasi platformat kryesore të basteve po e vënë atë dukshëm para Harrisit, raporton gazeta “The Guardian”.

Sidoqoftë, pak ditë para zgjedhjeve, kuotat për fitoren e Trumpit janë zbehur dhe zonja Harris madje e rimori epërsinë në një platformë në fundjavën e kaluar.

Tregjet e basteve kanë gëzuar rritje të popullaritetit gjatë kësaj fushate zgjedhore. Shumë parashikime të tregut të basteve për kandidatin që ka më shumë gjasa për fitore dallonin nga sondazhet tipike. Përderisa sondazhet tregojnë për një garë tepër të ngushtë për Shtëpinë e Bardhë, platformat e basteve para disa javëve e vinin Trumpin dukshëm në epërsi.

Megjithatë, gjasat e Trumpit duket se janë zbehur. Të hënën, një platformë i vendosi ato në 58 për qind, dukshëm më të ulëta se 67 për qind nga java e kaluar. Një platformë tjetër i uli gjasat e ish-presidentit për fitore në 53 për qind, nga 65 për qind javën e kaluar.

Një platform tjetër i dha më shumë gjasa Harrisit se Trumpit për herë të parë në gati një muaj. Sipas asaj platforme, demokratja kishte gjasa prej 53 për qind për fitore, ndërsa Trumpi 51 për qind.

Një sondazh në Iowa, që në mënyrë të papritur e vuri Harrisin para Trumpit, shkaktoi shok te përcjellësit e sondazheve në Amerikën fundjavën e kaluar. Ekspertët e tregut të basteve thonë se pjesëmarrësit marrin parasysh një varg faktorësh, kur vendosin bast, përfshirë rezultatin e sondazheve të tilla.

Pyetje janë ngritur javëve të fundit për aktivitetin që zhvillohet në tregun e basteve. Kur u mor vesh se një burrë kishte vënë mbi 30 milionë dollarë bast për fitoren e Trumpit në një platformë bastesh, ai dhe platforma thanë se kjo nuk ishte përpjekje për ta manipuluar tregun.

“Qëllimi im është vetëm që të bëj para” – i tha ky burrë gazetës “The Wall Street Journal”, duke pretenduar se ai “absolutisht nuk kishte agjendë politike”.

Lajme të ngjashme