Trump përmend Kosovën e Serbinë teksa flet për konfliktet: Luftuan për vite, e sollëm edhe atë në përfundim - NACIONALE

Trump përmend Kosovën e Serbinë teksa flet për konfliktet: Luftuan për vite, e sollëm edhe atë në përfundim

2 javë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump së fundi ka folur për disa prej konflikteve që u zgjodhën nga administrata amerikane, derisa ka përmendur këtu edhe Kosovën e Serbinë, duke thënë se “luftuan për vite”.

Në një paraqitje të shkurtër para gazetarëve, kur përmendi Kosovën e Serbinë, ai tha se “e sollën edhe këtë në një përfundim”.

“Siç e dini kemi bërë një punë shumë të mirë me Indinë dhe Pakistanin, duket se do të bëjmë marrëveshje tregtie me Indinë dhe Pakistanin.

Është një gjë e mirë ta shohësh.

Njëjtë edhe me Kosovën e Serbinë, kanë luftuar për vite, dhe si e dini e sollëm edhe atë në një përfundim” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.

Tutje, Trump ka thënë se duhet të marrë Çmimin Nobel për Paqe rreth këtyre marrëveshjeve, por nuk ia japin pasi “e marrin vetëm liberalët”.

“Duhet të më japin çmimin Nobel për Rëanda, dhe a e keni parë Kongon? Mund të thoni për Kosovën, Serbinë, shumë. E madhja është marrëveshja për Indinë dhe Pakistanin, nuk do të më japin Çmim Nobel për Paqe, sepse ua japin vetëm liberalëve” – tha presidenti amerikan.

Lajme të ngjashme