Trump me lëvdata për Grenell: Është fantastik, ka bërë punë fantastike për mua - NACIONALE

Trump me lëvdata për Grenell: Është fantastik, ka bërë punë fantastike për mua

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump së fundi ka qëndruar në Kaliforni, për të parë nga afër situatën pas zjarreve që kanë shkatërruar shumë shtëpi e kanë shënuar edhe viktima. Atje i pranishëm ka qenë edhe Richard Grenell, figurë politike e njohur dhe shumë e komentuar në Kosovë.

Trump, në administratën e dytë të tij, ka vendosur që ta emërojë Grenellin si emisar special për misione të veçanta.

“I dërguari presidencial, Ric Grenell, i cili ka bërë një punë fantastike për mua përgjatë viteve. Ka qenë ambasador në Gjermani, dhe ka qenë fantastik” – tha fillimisht presidenti amerikan, transmeton Nacionale.

Tutje, ai foli edhe për punën e Grenell:

“Ka qenë fantastik. Dita më e lumtur në historinë e Angela Merkel, dhe ajo ka pasur një histori të gjatë, ka qenë dita kur e largova nga aty dhe e vendosa në krye të një niveli shumë të lartë të intelegjencës dhe njerëzve intelegjentë. Por nuk ishin inteligjentë mjaftueshëm për ta mashtruar atë. Ric Grenell ka qenë fantastik dhe ai jeton këtu”.

Së fundi, Trump udhëtoi për në Kaliforninë Jugore për të parë dëmet nga zjarret që kanë shkatërruar rreth 10 mijë struktura në Los Angeles dhe kanë marrë jetën e rreth 30 personave.

Presidenti dhe zonja e parë, Melania Trump janë takuar me zyrtarët lokalë të zbatimit të ligjit, si dhe anëtarë të komunitetit në lagjet e shkatërruara.

“E pabesueshme” – u ka thënë Trump, gazetarëve, transmeton Nacionale.

Më pas, presidenti amerikan u ul në një tavolinë me kryetaren e Los Angeles, Karen Bass dhe zyrtarë të tjerë. Aty u pa i pranishëm edhe Richard Grenell, ku edhe u bënë komentet rreth tij.

Grenell, i cili pritet të merret edhe me situatën në Kosovë gjatë punës së tij në administratën Biden, para pak ditësh ka dhënë disa deklarata në lidhje me Qeverinë Kurti.

Ai ka vlerësuar se Albin Kurti i ka sjell marrëdhëniet Kosovë-ShBA në nivel të ulët.

Në llogrinë e tij në “X”, ai nxori një postim të Kurtit pas tërheqjes së Joe Biden nga gara presidenciale, ku e kishte quajtur atë si “një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës”.

Diplomati amerikan ia ka rikujtuar Kurtit sanksione perëndimore.

“Kurti mori anën (në politikën amerikane) e Joe Biden dhe Kamala Harris dhe prapseprapë u kritikua nga ta” - ka shkruar Grenell, duke shuar se edhe presidenca Biden e kishte kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti.

Marrëdhëniet e ShBA-së me Kosovën kanë pësuar gjatë presidencës së Biden. Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë kanë kritikuar veprimet e Kurtit dhe paaftësinë e tij për të rritur ekonominë e Kosovës” - ka shkruar Grenell.

Paraprakisht, Grenell i kishte reaguar edhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili kishte thënë se administrata Biden e kishte vendosur Kosovën në pozitë të disfavorshme në raport me Serbinë në procesin e dialogut të Brukselit.

Këta shpenzuan katër vite duke e lavdëruar Joe Biden dhe morën pjesë në konventat dhe festat e tyre. Pse s’ankoheshin më parë?” - kishte shkruar Grenell.

Lajme të ngjashme