Trump e akuzon Jack Smithin, që e arrestoi Hashim Thaçin: Është mendërisht i çrregulluar
Jack Smith, ish-kryeprokurori i Prokurorisë së Specializuar në Hagë, është vënë sërish në shënjestër të Donald Trumpit, ish-president i ShBA-së, të cilin është duke e hetuar.
Trump e ka quajtur Smithin si të “sëmurë mendërisht”.
Tutje, Trump ka vlerësuar se nëse do të zgjidhej president, atëherë do ta shkarkonte brenda dy sekondave Smithin.
“Ne duhet të hedhim jashtë Jack Smithin me ta, njerëzit e çrregulluar mendërisht. Jack Smith duhet të konsiderohet i çrregulluar mendërisht dhe ai duhet të dëbohet nga vendi” – tha Trump gjatë një interviste me një radio konservatore.
Donald Trump calls to deport American citizen Special Counsel Jack Smith: “We should throw Jack Smith out with the mentally deranged people. Jack Smith should be considered mentally deranged, and he should be thrown out of the country.” pic.twitter.com/ivXlwKyHed
— Republican Voters Against Trump (@AccountableGOP) October 25, 2024
Sjellim ndër mend që Smith ishte kryeprokuror në Prokurorinë e Specializuar të Gjykatës Speciale kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u arrestuan nën dyshimin për krime lufte.