Truall, tri livadhe, dy ara, shtëpi dhe banesë: Pasuria e kryeprokurorit Blerim Isusaj - NACIONALE

Truall, tri livadhe, dy ara, shtëpi dhe banesë: Pasuria e kryeprokurorit Blerim Isusaj

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ka bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2024 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Isufaj ka deklaruar 12 pasuri të paluajtshme, një truall në vlerë 60 mijë euro, një banesë në pronësi të bashkëshortes në vlerë 30 mijë euro, tri pyje në vlerë 20 mijë euro, një tokë në vlerë 100 mijë euro, tri livadhe në vlerë 67 mijë euro, dy ara në vlerë 60 mijë euro dhe një shtëpi në vlerë 39 mijë e 200 euro.

Tek pasuritë e luajtshme ka deklaruar një veturë të tipit Volvo në vlerë 14 mijë euro në pronësi të fëmijëve me të cilët jeton në bashkësi familjare.

Isufaj nuk ka deklaruar që ka para të gatshme, ndërsa ka deklaruar detyrimet financiare, që gjithsej i ka 6 të tilla.

Tek të ardhurat vjetore, kryeprokurori Isufaj ka deklaruar pagën nga Prokuroria e Shtetit në vlerë 36 mijë e 881 euro.

Isuafaj ka deklaruar edhe mëditje nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit në vlerë 3 mijë e 649 euro, gjithashtu edhe kompensime për shërbime të ligjërimit nga Akademia e Drejtësisë në vlerë 718 euro.

Lajme të ngjashme