“Trima e trimnesha”: Me “video-selfie”, Osmani e lavdëron fort Drenasin
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është nisur në drejtim të Komunës së Drenasit, ku pritet të takohet me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
Osmani ka pasur fjalë të mëdha për Drenasin, duke e cilësuar si komunë me një histori të jashtëzakonshme.
“Njerëz që kanë shkruar historinë e Kosovës” – thotë Osmani në video.