Tri raste të sulmeve ndaj policëve për një ditë në Kosovë
Nuk janë të rralla raste kur sulmohen policët gjatë detyrës zyrtare.
Kësisoj, tri raste të tilla janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas policisë, një zyrtar policor është sulmuar në Fushë-Kosovë, një në Suharekë e një në Pejë.
Këto janë të gjitha raste:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Fushë Kosovë 25.09.2024 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti gjatë verifikimit ka rezultuar se ka urdhëresë aktive. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar me që rast një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit sipas urdhëresës së gjykatës.
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Suharekë 25.09.2024 – 23:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti në gjendje të dehur, kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor derisa zyrtari policor ishte duke u marrë me një rast aksident trafiku. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Pejë 25.09.2024 – 18:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit gjatë arrestimit kanë rezistuar me që rast kanë pësuar lëndime trupore për çka edhe u është ofruar tretmani mjekësor. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.