Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës.

Një rast ka ndodhur në Prishtinë, ku viktimë ka qënë një grua. Në Gjilan, viktimës e dhunë në familje ka qënë një burrë, ndërsa në Ferizaj viktimë e dhunë ka qënë një grua që ka pranuar trajtim mjekësor.

Për këto raste janë arrestuar dy burra teksa i treti është në kërkim.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 19.02.2023 – 12:10. Ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte shqetësuar. I dyshuari gjendet në kërkim policor ndërsa rasti nën hetime.

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 19.02.2023 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj 19.02.2023 – 20:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme