Tri raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë - NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë të veriut.

Në Prishtinë thuhet se është arrestuar një burrë pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një femër duke i shkaktuar lëndime trupore. Siç theksohet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 13.02.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Tutje, në Prizren, një grua kishte raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Thuhet se pas intervistimit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Prizren 23-28.01.2023. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga të dyshuarit kosovarë. Pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson raporti.

Edhe në Mitrovicë të veriut, një grua ka raportuar se një burrë e kishte sulmuar atë dhe vajzën e saj. Tutje, thuhet se nuk është raportuar të kenë lëndime, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Mitrovicë Veri 13.02.2023 – 15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar atë dhe vajzën e saj, mirëpo nuk janë raportuar lëndime tek viktimat. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti iniciohet si më lart dhe mbetet nën hetime”, thuhet ndër të tjera në raport.

Lajme të ngjashme