Tri komuna e ndalojnë perdorimin e doracakëve skandaloz për edukimin seksual - NACIONALE

Tri komuna e ndalojnë perdorimin e doracakëve skandaloz për edukimin seksual

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës, e Fushë Kosovës dhe ajo e Skenderajt kanë nënshkruar vendimet për të ndaluar përdorimin e doracakëve skandaloz për edukim seksual në shkollat e komunave përkatëse.Ishte Kryeqyteti që e publikoi i pari vendimin. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës Jehona Lushaku njoftoi se ka ndërmarrë këtë veprim.

I bëjmë thirrje të gjitha komunave të marrin hapa dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre!Është e paprecedentë, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse.” – shkroi ndër të tjera ajo.

Ajo tutje u shpreh se me LDK-në në pushtet, këto tekste do të rishikohen e do të shkruhen nga profesionistët.

Pas komunës së Prishtinës ishte ajo e Skënderajt i ka ndaluar doracakët. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e komunës.

Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi, i cili është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim me mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave, ka të bëjë me degradimin e familjes kosovare nga ana e institucioneve përgjegjëse, dhe si i tillë nuk do të përdoret në asnjë institucion arsimor në komunën e Skenderajt deri në revidimin “ – thuhet aty.

Komuna e Fushë Kosovës gjithashtu ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Komuna e Fushë Kosovës.

"Ne besojmë se kjo përmbajtje është e dëmshme dhe abuzuese me fëmijët dhe besojmë fuqishëm që ky vendim për mos aplikimin e doracakëve është në interesin e nxënësve dhe prindërve të komunës sonë." - thuhet aty.

Pushteti tenton ta gjuajë fajin te opozita, por i pranon gabimet në përmbajtje

Shpërthimi i debatit për përmbajtjen e disa doracakëve për edukatën seksuale në shkolla, ka mobilizuar pushtetin që ta gjuajë fajin te partitë në opozitë.

Zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në një postim në Facebook, fillimisht ka provuar të “shfajsohet” për doracakët me përmbajtje skandaloze, duke postuar fotografi të iniciativave të mëparshme për përpilimin e doracakëve për edukim seksual.

Kur u përball me një komentues i cili ia tregoi postimin e vitit 2023, kur vet Nagavci prezantoi këta doracakë si të arritur të ministrisë së saj e ku krenohej me ta, Kelemndi iu përgjigj duke e “pranuar” se pjesë të tekstit përmbajnë gjuhë të papranueshme, dhe se do të përmirësohen.

edhe një herë ata doracakë për mësimdhënës në shumicën e tërësisë së tyre kanë qasje edukative shendetësore.

Pjesët e tekstit me gjuhë dhe përmbajtje të papranueshme për edukimin e fëmijëve i kemi dërguar në rishikim dhe përmirësim.

Të përgëzoj për energjinë dhe të uroj sukses por mundohu ndonjëherë të jesh edhe objektiv.” – shkroi Kelmendi.

Lajme të ngjashme