Trepça: Minatorët e Artanës dhe punëtorët në Kishnicë kanë ndërprerë grevën, vendim i duhur
Ndërmarrja publike “Trepça” ka bërë të ditur se minatorët e Artanës dhe Kishnicës kanë ndërprerë grëve dhe i janë rikthyer punës.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Trepçës në Facebook.
Trepça e ka parë këtë vendim si të duhur dhe të drejtë nga minatorët dhe punëtorët e Kishnicës dhe Artanës.
“Minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës. Vendim i duhur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës. Me FAT!” – thuhet në reagimin e tyre.
