Tre të lënduar nga aksidenti në Autostradën "Ibrahim Rugova"
Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në Autostradën “Ibrahim Rugova” në pjesën Prizren Suharekë të dielën.
Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Bajram Krasniqi.
“Aksidenti ka ndodhur në mëngjes rreth orës 08:30 minuta, ku janë përfshi tri vetura – dhe se tre persona janë lënduar. Aksidenti ka ndodhur në pjesën e autostradës Prizren – Suharekë, njësiti i autostradave po merret me rastin.” – ka thënë ai.