Tre punonjës të kërkim-shpëtimit raportohen të zhdukur
Tre punonjës të shpëtimit që po kërkojnë për helikopterin e rrëzuar janë të zhdukur, tha një zëdhënës i lëvizjes humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe.
Ekipet e kërkimit janë afër vendit ku mund të jetë rrëzuar helikopteri, raportoi BBC.
Zëdhënësi i Gjysmëhënës së Kuqe shtoi se operacioni i kërkim-shpëtimit do të ngadalësohet pasi moti pritet të bëhet "shumë i ftohtë" së shpejti me parashikime të tjera shiu.
Kontekst:
Një zyrtar iranian i paidentifikuar i tha Reuters se jetët e presidentit dhe ministrit të tij të jashtëm ishin "në rrezik" pas një "përplasjeje".
Deri më tani, media shtetërore iraniane kishte raportuar se helikopteri i Ebrahim Raisi u detyrua të bënte një "ulje të vështirë".
Helikopteri që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe ministrin e tij të jashtëm u rrëzua teksa po kalonte terrenin malor në mjegull të dendur, tha një zyrtar i paidentifikuar për Reuters.
“Ne jemi ende me shpresë, por informacioni që vjen nga vendi i përplasjes është shumë shqetësues”, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti për Reuters.