Trajneri iu akuzohet për terrorizëm, anëtarët e klubit të kikboksit protestojnë me stërvitje të hapur - NACIONALE

Trajneri iu akuzohet për terrorizëm, anëtarët e klubit të kikboksit protestojnë me stërvitje të hapur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarët e klubit të Kikboksit “Kosovska Mitrovica” kanë bërë një stërvitje të hapur në mbështetje të kryetrajnerit të tyre që është arrestuar nga autoritetet e Kosovës për sulm ndaj forcave të KFOR-it.

Në pamjet e siguruara nga Kossev shihen më shumë se 20 anëtarë të këtij klubi në oborrin e Shkollës Teknike në Mitrovicën e Veriut.

Asistent-trajneri i këtij klubi Aleksandër Allagiq, u shpreh se stërvitja e sotme ishte si formë e protestës për Millun Millenkoviqin, kryetrajnerin e tyre.

“Ai u arrestua padrejtësisht,” – pretendoi Allagiq.

Millenkoviq akuzohet për terrorizëm, mes tjerash.

Lajme të ngjashme