"Tradhtarët s'e kanë vendin këtu’- Persona të panjohur për të dytën herë zhvarrosin trupin e Lutfi Ajazit në fshatin Sankoc
Një ngjarje e pazakontë ndodhi në fshatin Sankoc të Drenasit ditën e dielë, ku varri i një personi është hapur për herë të dytë në një periudhë të shkurtër kohore për të zhvarrosur më pas mbetjet mortore.
Personi në fjalë është Lutfi Ajazi, i cili ndërroi jetë para 10 vjetësh. Po pse po dëmtohet varri i Lutfi Ajazit? Gazetarja Anita Nikaj ka përgatitur një reportazh për këtë zhvillim.