Tomë Gashi iu flet me përbuzje dhe provokon mësimdhënësit: Tash, nisjani mësimit se kot e keni - NACIONALE

Tomë Gashi iu flet me përbuzje dhe provokon mësimdhënësit: Tash, nisjani mësimit se kot e keni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Tomë Gashi ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook e në të cilin ka luajtur rolin e belaxhisë në raport me mësimdhënësit.

“A mos keni harru: Albini as nuk frikësohet, as nuk shantazhohet. Tash, nisjani mësimit se kot e keni.” – ka shkruar z. Gashi në profilin e tij në Facebook.

Në fakt, greva e mësimdhënësve nuk ka pasur për synim frikësimin apo shantazhimin e kryeministrit Kurti por rritjen e mirëqenies së tyre në kohën e inflacionit të lartë.

Mësimdhënësit kanë kërkuar 100 euro në muaj deri në hyrjen në fuqi të Projekt-Ligjit të Pagave.

Gashi para disa kohësh ishte kapur nga kamerat duke shqelmuar lëmoshën e një personi të varfër në qendër të Prishtinës, gjë që mund të tregojë shkëputjen e tij me nevojat e klasës së varfër shoqërore.

Lajme të ngjashme