“Tok me Beogradin”: Gazetari pro-VV akuzon edhe Edi Ramën se po lufton Kurtin - NACIONALE

“Tok me Beogradin”: Gazetari pro-VV akuzon edhe Edi Ramën se po lufton Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari që mbështet vazhdimisht Vetëvendosjen dhe kryeministrin Kurti, Gëzim Mekuli, ka bërë një status në të cilin hedh akuza të rënda – ndër tjerash – edhe ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Mekuli përmend edhe deklaratat e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, i cili kërkoi nga Kosova që të zbatohej vendimi për Marrëveshjen e Asociacionit dhe të shtyhej zbatimi i vendimit për targa.

Ai tha se këto ishin “dëmet dhe pasojat e atyre që e sunduan Kosovën për 20 vjet, e që sot tok me Beogradin, e me Ramën, po e luftojnë kryeministrin Kurti...”

Mekuli i ka thënë Borrellit se “ka kaluar koha kur shqiptarët nënshkruanin me gisht dhe gjuanin me ‘prraqka’!”

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme