Tjetër thirrje për protestë nga serbët e veriut të Kosovës me 22 dhjetor - NACIONALE

Tjetër thirrje për protestë nga serbët e veriut të Kosovës me 22 dhjetor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I ashtuquajturi “Shtabi i Krizave të Popullit Serb” nga veriu i Kosovës ka bërë thirrje për një tjetër protestë më 22 dhjetor, me pretendimet e pabazuara se "kryeministri Kurti po i kërcënon."

Ftesa për protestë, shkruan mediumi serb "Tanjug" , është edhe për shkak të mbështetjes direkte të Kurtit nga ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rode, “i cili guxoi të vendoste ultimatume dhe afate për heqjen e barrikadave dhe u mbajt në anën e terrorit dhe dhunës së Kurtit”.

“Ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë dhe Metohi në protestën më të madhe publike ndonjëherë, e cila do të mbahet të enjten më 22 dhjetor në ora 12:00 në Rudar afër Kërst, ku populli ynë i përbërë nga mjekët tanë, profesorët, mësuesit, minatorët, të afërmit, fqinjët, nënat, motrat tona të mblidhen për të dërguar një mesazh të qartë të përbashkët se ne nuk pajtohemi me persekutim dhe vrasje dhe se veriu i Kosovës dhe Metohisë nuk është as Gjermania, as prapanica e Kurtit, por vendi ku jetojmë dhe ku duam të qëndrojmë e të mbijetojmë”,
thuhet në njoftimin e "Shtabit të Krizave".

Lajme të ngjashme