Therje me thikë në një shkollë të Prizrenit, lëndohet një person
Policia e Kosovës në një njoftim për media ka bërë me dije se gjatë ditës së enjte në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren është raportuar një therje.
Në raportin 24-orësh, policia ka thënë se një i dyshuar e ka therur një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime të lehta.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor."- thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.