Thashethemi "korridoreve të Brukselit" që Spanja mund të lejojë që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat - NACIONALE

Thashethemi "korridoreve të Brukselit" që Spanja mund të lejojë që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Korridoreve të Brukselit flitet që Spanja, më e ashpra kundërshtare ndaj Kosovës në bllokun njëzet e shtatë shtetësh evropian, mund të lejojë që aplikimi i Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat–i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka–të ec tutje.

Kështu shkruan Rikard Jozwiak, redaktor i Radios Evropa e Lirë në zyrën në Pragë të Çekisë, në një artikulll kushtuar (heqjes së) sanksioneve ndaj Kosovës të vendosur nga BE në qershor të 2023’ës.

Në dijeninë e tij, autori shkruan se Komisioni Evropian do ta kthejë angazhimin me Kosovën, angazhim ky i reduktuar në masë të gjerë që nga vendosja e masave ndëshkuese, mes të cilave përveç ndaljes së qindra miliona eurove, ishte pezulluar edhe puna në Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit, raporton Nacionale.

Por, ky ri-angazhim – vëren autori – e ka për bosht kthimin në dialogun Kosovë – Serbi, për normalizim të marrëdhënieve.

Ai shkruan:

  • “Besohet se Kallas, i cila ende nuk ka organizuar një dialog të vetëm në nivelin më të lartë politik, është i etur të përpiqet të arrijë diçka në Ballkanin Perëndimor pas një fillimi të vështirë si diplomat i lartë i bllokut. Me Brukselin që gjithnjë e më shumë anashkalohet në çështje të tilla si bisedimet e paqes për Ukrainën, lufta në Gaza dhe situata në Iran, zyrtarët e BE-së me gjysmë shaka vënë në dukje se bindja e Serbisë dhe Kosovës për të rënë dakord mund të jetë "fruti më i lehtë" i disponueshëm për bllokun në këtë moment. Gjithashtu mund të ketë një shans që shtetet anëtare të BE-së më në fund të bien dakord të dërgojnë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE në Komisionin Evropian, në mënyrë që ekzekutivi i BE-së të vlerësojë nëse Prishtina mund t'i bashkohet klubit në të ardhmen”.

Jozwiak rikutjon se që nga dorëzimi i aplikimit të Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat, pesëshja mosnjohëse e Bashkimit Evroian e kanë bërë “të qartë” se nuk do të merren me këtë çështje.

Në vijë me këtë, ai shton se në presidencën e Qipros, po ashtu nuk mund të pritet gjë në këtë drejtim, duke qenë se ky vend po ashtu është shtet mosnjohës i Kosovës. Por, në gjysmën tjetër të vitit, me marrjen e presidencës nga Irlanda, mund të ketë ndryshime.

Ai shkruan:

  • “Mund të presim që asgjë të mos ndodhë në gjysmën e parë të vitit 2026, ndërsa Qiproja është në krye, por mund të ketë një ndryshim kur Irlanda të marrë përsipër në korrik. Dublini ka treguar se po përpiqet fort të përfundojë negociatat e pranimit në BE me Malin e Zi deri në fund të vitit dhe shpreson të shtyjë edhe Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën më afër klubit. Me zgjerimin e BE-së si një nga prioritetet kryesore të Irlandës, ajo mund të vërë në provë edhe situatën me Kosovën. Thashethemet po qarkullojnë në korridoret e Brukselit se Spanja - shpesh më e ashpër nga pesëshja mosnjohëse - më në fund do të lejojë komisionin të japë një vlerësim për sa kohë që procesi nuk i detyron shtetet anëtare të merren menjëherë me çështjen e shtetësisë së Kosovës”

Lajme të ngjashme