Thaçit ia publikoi, pse Kurti të vetën jo? Letra e Maqedoncit dërguar KFOR-it ndez debat të madh - NACIONALE

Thaçit ia publikoi, pse Kurti të vetën jo? Letra e Maqedoncit dërguar KFOR-it ndez debat të madh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Me të marrë pushtetin për herë të parë, Albin Kurti do të dilte në një konferencë për media, duke “alarmuar” për një letër që Hashim Thaçi, atë kohë president, i kishte nisur si kryeministër NATO-s ku zotohej se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojë në veri pa autorizimin e tyre. Letrën e njëjtë, Kurti do të përmendte disa herë edhe viteve më pas. Zotimin e njëjtë ndërkaq, e ka bërë edhe vetë Kurti, përmes ministrit të tij të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, anise nuk e ka bërë publik.

“Nuk e kuptoj pse e ka bërë Hashim Thaçi...ushtria jonë u nda gjeografikisht: këtu bën, këtu s’bën...kjo është më së keqti për ushtrinë” – kjo është deklarata e dhënë së fundi nga Kurti

Nacionale ndërkaq, më 8 janar konfirmoi se zotimi i njëjtë është bërë edhe nga pushteti i Kurtit.

Në bazë të Marrëveshjes NATO-Kosovë të vitit 2013, çdo vendosje e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të Kosovës kërkon autorizimin paraprak nga komandanti i KFOR-it

“Ne e mirëpresim respektimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe rizotimin me shkrim të kohëve të fundit, që pasqyron dialogun e rregullt të KFOR-it me përfaqësues të organizatave të sigurisë në Kosovës, përfshirë edhe zotin Maqedonci. Komunikimi transparent dhe koordinimi me kohë është çelës për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”na thanë në një përgjigje nga KFOR.

Ky zhvillim ka shkaktuar shumë reagime në vendin tonë, me një deklaratë të vetë ministrit Maqedonci, i cili pretendoi se është “sqarim, e jo rizotim”.

“Qëllimi i letrës ka qenë që të sqaroj Komandantin e KFOR që një angazhim i një njësie të FSK në një ndër katër komunat në Veri të Kosovës që ka ndodhur pak ditë para dërgimit të letrës nuk ka pas qëllim tensionimin e situatës”.

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka kërkuar nga ministri i Mbrojtjes që ta publikojë letrën ne fjalë.

“E paska konfirmuar atë që e thash mbrëmë në Pressing T7 se letra është kërkuar pas një rasti ceremonial në veri të Kosovës.

Por, për të sqaruar gjithçka, Ministri Maqedonci është më mirë ta publikojë letrën!

Transparenca ndihmon demokracinë!”tha ai.

Në emisionin e mbrëmshëm ndërkaq, Ramadani kishte dhënë detaje mbi këtë letër, të cilën, u shpreh se e ka parë.

“Në fakt, e vërteta është edhe më e dhimbshme për këtë letër. Rizotimi i kësaj qeverie ka ndodhur me kërkesë të NATO-s, pra NATO i ka thënë qeverisë rizotohuni. Sepse në fakt brenda letrës ka edhe kërkim falje – e kam pa letrën – sepse ka pasur një rast ceremonial në të cilin FSK e ka dërgu një ekip të pjesëtarve pa njpftim të KFOR-it” - tha Ramadani.

“Pastaj ka pasur kërkimfalje, dhe rizotim nga ajo e 2013’ës. Rizotimi me kërkesë të NATO-s, sepse ka pas disa thyerje tepër të çuditshme me NATO-n. Rizotimi është që prap me pëlqimin e komandantin e KFOR-it. Për qytetarët, që ta dinë, komandanti i KFOR-it është komandant i krejt zonës së Kosovës”.

“Ligjërisht e ka në të njëjtin autoritet si në lindje si në jug. Edhe kur policia ka operacione në zona të komuniteteve e ka obligim me njoftu KFOR-in. Pra, kjo ka qenë për mu shumë qasje abuzuese me sektor të sigurisë. E kemi thënë 100 herë, se aty s’ka emocion” – shtoi mes tjerash Ramadani.

Autori i emissionit “Pressing”, Leonard Kerquki, që mbrëmë pati të pranishëm edhe kandidaten për deputete të PDK-së, eksperten e çështjeve të ushtrisë, Besa Kabashin, e pyeti saktësisht për letrën e rizotimit të Maqedoncit.

“Përdorimi i ushtrisë së vendit në veri ka të bëjë me një aranzhim të bazuar në mirëbesim mes Kosovës dhe NATOs... Duke e ditur sa e ndjeshme është situata në veri gjithmonë ka ekzistu mirëbesimi që në veri, që meqenëse jemi vend demokratik ushtria është gjëja e fundit që përdoret kudo – që kjo të jetë me aranzhim special me partnerët tanë” - tha Kabashi.

Gazetari Lirim Mehmetaj po ashtu reagoi për letrën e rizotimit te KFOR-i, për të cilën raportoi Nacionale.

“Qeveria Kurti iu ka zotu KFOR-it permes nje vendimi-letre qe nuk e dergon FSK-ne ne Veri. Çka ne njeren ane e quajten skandalin me te madh te qeverive te kaluara, e ben me entuziazem vete. Cka u thuhet ketyre shtriganave? - tha ai.

Lajme të ngjashme