Thaçi: Me Kurtin s’kam hatërmbetje, e respektoj shumë
Menduh Thaçi, kryetari i PDSh-së në Maqedoninë e Veriut, ka folur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Thaçit, ai nuk ka hatërmbetje me Kurtin, ndonëse ky i fundit u përfshi në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, duke përkrahur opozitën shqiptare, që janë rivalë politikë me PDSh-në.
“Në fakt përplasja me Albinin ka qenë vetëm në interes të mbrojtjes së interesit të Kosovës. Unë e dijsha se këtu nuk arrin sukses, po isha i vetëdijshëm se në Kosovë mund të ketë pasoja të mëdhaja. Edhe s’dua ta vazhdoj polemikën me të, po të jeni të sigurt, jo që s’flet tash kryeministri po e din se..ai e di mirë se si duhet të zhvillohet situata. Do pajtohem shpejt unë me Albinin se s’kam hatërmbetje. Edhe mem thirr qetash unë shkoj. Nuk ka pas ndonjë inat personal” – ka thënë Thaçi.