Thaçi: Bashkëpunim me Listën Serbe, me rëndësi t’i kundërvihemi Shqipërisë
Jusuf Thaçi, analist, ka komentuar përgjimin e Mimoza Kusari-Lilës, e cila dëgjohet teksa e pranon se ka komunikuar 2-3 minuta me Milan Radoiçiqin, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit e në listë të zezë të ShBA-së.
Thaçi ka shkruar se me rëndësi është t’i kundërvihemi Shqipërisë dhe kryeministrit të saj, Edi Rama, ndërsa bashkëpunim me Listën Serbe e “kemi obligim kushtetues”.
“Rroftë Kosova kokë-lartë me Shqipërinë e bisht-ulur me Listën Serbe!” – shkroi ai.