Test, test: 26
Për të 26-tën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të provojnë konstituimin e legjislativit.
Megjithatë, edhe këtë herë, duket se vetëm sa për të hyrë e për të dalur.
Kjo pasi Vetëvendosje nuk po tërhiqet as nga votimi i fshehtë e as nga Albulena Haxhiu.
Kurse, opozita, as nuk po e pranon votimin e fshehtë, e as Albulena Haxhiun.
Si rezultat, kur po bëhen 4 muaj nga zgjedhjet, Kosova mbetet pa institucione.
Herën e fundit, për propozimin e komisionit, kanë votuar veç 51 deputetë.
Seanca e radhës u caktua për 4 qershor.
Kjo pasi PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk po marrin pjesë në këtë votim, duke vlerësuar se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Për formimin e këtij komisioni sot kanë votuar vetëm 53 deputetë, kudër ka qenë 1 deputet, kurse abstenim nuk ka pasur.
Pas dështimit të këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën, duke njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet të mërkurën në orën 10:30.
Në fillim të muajit maj, VV-ja ka propozuar formimin e një komisioni, i cili do të monitoronte votimin e fshtë për kryetar të Kuvendit.
Një propozim i tillë ka ardhur pasi kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, kishte dështuar 6 herë rresht t`i marrë votat e nevojshme.
Çështja e votimit të fshehtë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga AAK-ja, e cila është mbështetur edhe nga PDK-ja dhe LDK-ja.
Seanca për konstituimin e legjislaturës se nëntë ka filluar më 15 prill. Deri tani janë kaluar vetëm dy pika të agjendës.
Deputetët e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe janë betuar.
VV-ja nuk po e ndryshon kandidaten për kryetare të Kuvendit edhe pse PDK-së dhe AAK-ja janë shprehur të gatshme të votojnë një kandidatë tjetër për kryetar.
Lëvizja Vetëvendosje është zotuar se do ta respektojë çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e votimit të fshehtë në Kuvendin e Kosovës, rast të cilin në gjykatë e ka dërguar AAK-ja me ndihem e deputeteve të PDK-së dhe LDK-së.
Megjithatë, në çdo deklarim që e potencojnë një gjë të tillë ata e përmendin edhe rastin që kjo parti e ka dërguar në Kushtetuese, i cili ka të bëj me votat me postë të diasporës.
I pari që këto dy raste i ka bashkuar në një fjali është kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se VV-ja do të respektojë vendimin e Kushtetueses për çështjen e votimit, duke rikujtuar se VV-ja pret përgjigje edhe për rastin e saj.
“Ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Të mos harrojmë që i kemi dy raste në Gjykatë Kushtetuese lidhur me këto zgjedhje. Rasti i parë është ai i votave të manipuluara me postë nëpër ambasada dhe rasti tjetër është ky që u dërguar tash se fundi nga deputetët opozitarë e që konsideron se nuk bënë të ndërrohet metoda në kuadër të seancës për konstituim”, ka thënë Kurti.
Pas liderit të VV-së një gjë të tillë e kanë përsëritur edhe shumë deputetë të partisë që i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit.
Secili deputet i VV-së që është deklaruar pas ndërprerjeve të seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë e ka përmendur këtë fakt.
Një gjë të tillë e ka potencuar edhe deputetja e VV-së, Arbëresha Kryezi-Hyseni.
“Sot janë bërë tri javë që një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka dërguar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar cështjen e votimit të fshehtë, ndërkohë ne mbesim sot ende pa një përgjigje prej Gjykatës Kushtetuese për atë se si duhet të vazhdojnë tutje deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ajo, duke rikujtuar edhe kërkesën e VV-së në këtë gjykatë.