Terras për Kurtin: Tash e ka përgjegjësin të qeverisë më pragmatikisht - NACIONALE

Terras për Kurtin: Tash e ka përgjegjësin të qeverisë më pragmatikisht

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Riho Terras, Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka kërkuar që Kosova të dalë nga ngërçi politik i këtij viti pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare.

Terras tha se tash Albin Kurti i Vetëvendosjes ka mandat të qartë “dhe përgjegjësinë për të qeverisur më pragmatikisht”.

“Rezultatet e zgjedhjeve të Kosovës duhet t’i japë fund bllokadës politike që i ka kushtuar vendit miliona euro të fondeve të BE-së. Kryeministri Albin Kurti tash ka një mandat të qartë dhe një përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në platformën “X”.

Lajme të ngjashme