Terr informativ: Çka ndodhi me KQZ-në? - NACIONALE

Terr informativ: Çka ndodhi me KQZ-në?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Që prej më shumë se dy orësh, faqja zyrtare e KQZ-së është e paqasshme, duke lënë për herë të parë në një terr të plotë informartiv qytetarët për rezultatet e zgjedhjeve.

E gjitha nisi në një moment, kur në KQZ publikoi një rezultat për të cilin më vonë tha se ishte gabim.

Paparaci ka raportuar se Prokuroria Speciale ka urdhëruar hetime për ndërhyrje në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Burime nga hetuesia i kanë thënë këtij mediumi, se është zbuluar një sulm me qëllim që të shkaktohet huti dhe tjetërsim i rezultateve.

Gazetari Berat Buzhala, duke folur për këtë problem, tha se kjo është bërë me qëllim që të shkaktohet huti tek qytetarët.

Ai tha se sipas informacioneve që ka, në Mitrovicë, në momentin kur është publikuar rezultari i rremë në KQZ, qytetarët kanë dalur për të festuar në shesh.

“Vetëvendosje kur doli me 40, ra entuziazmi, për me kthy entuziazmi u dashtë me qitë një shpikje, me shpikë një rritje, me qitë të njëjtin lajm RTK dhe KTV, për çka doli që nuk është e vërtetë. Mu po më tregojnë njerëzit, se pasi ka dalë lajmi në KQZ, njerëzit kanë dalë në Mitrovicë në shesh. Këta e kanë stisë, kjo po e përcakton. Imagjinoni me dalë edhe opozita tash në shesh. Në Shqipëri, në vitin 1996 vendi ka shku në konflikt civil për shkak të zgjedhjeve dhe janë vra 3000 vetë”, tha Buzhala.

Dardan Sejdiu, ka thënë se deri në orën 19:00, gjithçka në procesin zgjedhor ishte shembull.

“Është me rëndësi për qytetarët e kësaj Republike, është me rëndësi që të kuptojnë të vërtetën e zgjedhjeve. Ajo që ka ndodhë deri në ora 7 është shembull i zgjedhjeve. 25 vjet mas luftës, kemi pasë procese zgjedhore dhe kurrë nuk ka ndodhë në Republikën e Kosovës deri në ora 9 e 30 mos me ditë rezultatin zgjedhor. Me këtë person, edhe atë pak KQZ që e kemi pasë në rregull, me mbërri me e dërrmu, atëherë nuk e di më, po ia humb besimin të vetmit institucion që kemi pasë besim secili individualisht dhe kolektivisht”, tha ai.

Rrahman Paçarizi, ka thënë se është në përgjegjësinë e kryeministrit aktual ose ndonjë prej vartësve të tij, që të dalin dhe t’u bëjnë thirrje votuesve që t’i presin rezultatet finale.

“Kryeministri aktual i Kosovës ose vartësit e tij të rëndësishëm duhet të dalin të bëjnë thirrje për pritje të rezultateve përfundimtare, siç bënë në fillim. Do të jetë përgjegjësi e tyre e drejtpërdrejtë nëse ndodhë diçka në këtë vend. Deri tani partitë opozitare po përmbahen që të mos shkaktojnë diçka që dikush është duke e kërku. Këtu ashiqare ka problem serioz. Këtu dikush po tenton me shkaktu huti dhe ka nis me faqen e KQZ-së dhe ka vazhdu me partitë politike sepse ata i kanë rezultatet e zgjedhjeve”, tha Paçarizi.

Lajme të ngjashme