Tërnava i kundërpërgjigjet Krajës: Ato fjalë mund t`i thonë vetëm kokat e prishura - NACIONALE

Tërnava i kundërpërgjigjet Krajës: Ato fjalë mund t`i thonë vetëm kokat e prishura

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i është kundërpërgjigjur kryeakademikut Mehmet Kraja, i cili në analizën e tij të fundit ka folur edhe për konvertimin e shqiptarëve në fenë islame.

Nga xhamia e fshatit Revuq të Podujevës, Tërnava ka thënë se ASHAK-u nuk e njeh fenë islame.

Akademia e Shkencave dhe Arteve çka është një e keqe flet për fenë islame dhe flet pa asnjë tur, pa asnjë marre. Flet me një injorancë të paparë, flet për diçka që nuk e njeh, nuk e di dhe nuk e ka studiuar. Flet për raporte që nuk kanë të bëjnë me neve shqiptarët mysliman dhe mundohet që përmes atij shkrimi të na degradojë dhe të na humb vlerat që i posedojmë dhe ta qes fenë tonë kinse feja e jonë ka qenë në shërbim të armiqve tanë”, ka thënë Tërnava.

Ai ka thënë se ato cilësime mund t`i jap vetëm një njeri i prishur shpirtnisht.

Këtë mund ta thonë vetëm koka e prishura, njerëzit e prishur shpirtnisht dhe moralisht. Ngase e vërtet është krejtësisht ndryshe. Ky popull ka rezistuar, ky popull ka mbijetuar, ky popull është flijuar gjithë me bindjen e thellë në zemër”, ka thënë Tërnava.

Në analizën e tij “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, flet edhe rreth islamit dhe të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një fragment hyrës, te nëntitulli “Manipulimet me fundamentalizmin islamik”, Kraja shkruan se shqiptarët e krishterë u konvertuan në myslimanë me dhunë sistematike nga ana e Perandorisë Osmane.

Madje, në analizën e tij ai ka edhe gabime faktike, duke shkruar se kosovarët dhe shqiptarët në përgjithësi “përqafuan bektashizmin”, ndonëse ky sekt nuk është dominant për nga numri në trojet shqiptare. Në përgjithësi, myslimanët shqiptarë janë sunitë dhe një pjesë e tyre edhe anëtarë të tarikateve të ndryshme.

Lajme të ngjashme