Tërmet në Maqedoni të Veriut
Një tërmet ka ndodhur në orët e pasditës në Maqedoni të Veriut.
Raportohet se i njëjti ka qenë i shkallës 4.2 ballë, përcjell Gazeta Nacionale.
Tërmeti thuhet të ketë qenë me epiqendër afër Kumanovës.
Kujtojmë se tërmete në Maqedoni të Veriut ka pasur edhe në orët e mëngjesit, por që kanë qenë më të dobët për nga intensiteti.
Ne do t'ju raportojmë në kohë reale për çdo informacion të ri.
