Tërmet në Iran, lëndohen mbi 80 persona
Të paktën 82 persona janë lënduar nga një tërmet prej 5,6 shkallësh, i cili ndodhi në provincën veriperëndimore të Azerbajxhanit Perëndimor të premten, thanë autoritetet lokale.
Në një deklaratë për medie, Amir Abbas jafari, drejtor i përgjithshëm për menaxhimin e fatkeqësive në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor, tha se disa ndërtesa janë dëmtuar nga tërmeti në qytetet Khoy dhe Salmas, raporton agjencia “Anadolu”.
Presidenca Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha në një deklaratë se tërmeti ishte në thellësi prej shtatë kilometrash dhe se dridhjet e tij janë ndier edhe në provincat lindore turke, Van dhe Hakkari.
