Tërmet në Britani, njerëzit thonë se i kanë ndier lëkundjet
Britania e Madhe u godit mbrëmë nga një tërmet. Njerëz në pjesën jugore të Uellsit e në West Midlands kanë raportuar se kanë ndier dridhje.
Sistemi i Androidit për Njoftime për Tërmete njofton se dridhja e kishte fuqinë e 4,2 shkallëve, ndërsa Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane tha se tërmeti ishte me fuqi prej 3,8 shkallësh, raporton gazeta “The Independent”.
Thellësia e dridhjes ishte dy kilometra nën sipërfaqe dhe tërmeti ndodhi në orën 23 e 59 minuta, tha EMSC-ja, 12 kilometra në veri të Rhondda-s.
Shumë njerëz raportuan se i kanë vërejtur muret e shtëpive të tyre duke u dridhur.
We can confirm the walls of our hse shook in the 4.2 earthquake just after midnight in S wales. Felt like a car had driven into our house
— walkingthebreadline (@walkingthebread) February 25, 2023
"Mund të konfirmojmë se muret e shtëpisë sonë u drodhën nga tërmeti me fuqi prej 4,2 shkallësh pak pas mesnatës në jug të Uellsit. Ndjenja ishte sikur një veturë të ishte futur në shtëpi"- shkroi dikush në "Twitter".